“Një aktgjykim nuk mund ta zhbëjë historinë e UÇK-së” – Hoti pas vendimit në Hagë: Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dënimit të shqiptuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Hoti ka shkruar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Një aktgjykim nuk mund ta zhbëjë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dënimit të shqiptuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Hoti ka shkruar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Një aktgjykim nuk mund ta zhbëjë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se përgjegjësia kriminale i takonte regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe aparatit shtetëror serb.
“Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb që ushtroi gjenocid, dhunë e represion mbi Kosovën, jo e drejta e popullit tonë për t’u çliruar”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Hoti tha se historia e UÇK-së “nuk mund të gjykohet si histori kriminale.”
“Historia e UÇK-së nuk mund të gjykohet si histori kriminale”, ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, Hoti ka shkruar:
“UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë së Kosovës.”