Bllokohet rruga Prishtinë-Fushë Kosovë dhe anasjelltas, nxënësit detyrohen të ecin në këmbë me çanta në shpinë

Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ka shkaktuar bllokim të disa prej rrugëve kryesore që lidhin Prishtinën me Fushë Kosovën. Klan Kosova merr vesh se rrugët Prishtinë–Fushë Kosovë anasjelltas janë të bllokuara, konkretisht te rrethi i Kazermës “Adem Jashari” dhe te rrethi anën tjetër. Për shkak të bllokimit, situata është vështirësuar edhe për nxënësit që…

Lajme

16/09/2026 14:02

Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ka shkaktuar bllokim të disa prej rrugëve kryesore që lidhin Prishtinën me Fushë Kosovën.

Klan Kosova merr vesh se rrugët Prishtinë–Fushë Kosovë anasjelltas janë të bllokuara, konkretisht te rrethi i Kazermës “Adem Jashari” dhe te rrethi anën tjetër.

Për shkak të bllokimit, situata është vështirësuar edhe për nxënësit që udhëtojnë nga Prishtina drejt shtëpive të tyre në Fushë Kosovë dhe zonat përreth.

Disa prej tyre po detyrohen të vazhdojnë rrugën në këmbë nga Prishtina deri në shtëpitë e tyre, duke bartur çantat e rënda në shpinë.