Ellis: Aktgjykimi mund të ketë peshë përtej Kosovës
Mark Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mund të ketë rëndësi edhe për zhvillimin e së drejtës penale ndërkombëtare. Sipas tij, një nga çështjet kryesore është nëse Prokuroria ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe pjesëmarrjen e secilit të akuzuar…
Lajme
Mark Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mund të ketë rëndësi edhe për zhvillimin e së drejtës penale ndërkombëtare.
Sipas tij, një nga çështjet kryesore është nëse Prokuroria ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe pjesëmarrjen e secilit të akuzuar në të.
Gjykatësit duhet të vlerësojnë gjithashtu nëse të akuzuarit kishin kontroll efektiv mbi vartësit dhe nëse dinin, ose kishin arsye të dinin, për krimet e pretenduara.
Ellis thotë se, pavarësisht rezultatit, aktgjykimi mund t’i shtohet jurisprudencës ekzistuese dhe të ndikojë në mënyrën se si gjykatat ndërkombëtare trajtojnë këto forma të përgjegjësisë penale.