Policia në Hagë konfiskon shtizat e flamujve

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës që nga mbrëmë janë mbledhur në Hagë. Në tubimin e tyre në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale të Hagës, ata kanë marrë flamuj të ndryshëm, atë kombëtar, të UÇK-së e të Kosovës. Shtizat e këtyre flamujve për çështje sigurie po i konfiskon Policia e Holandës.…

Lajme

16/09/2026 08:24

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës që nga mbrëmë janë mbledhur në Hagë.

Në tubimin e tyre në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale të Hagës, ata kanë marrë flamuj të ndryshëm, atë kombëtar, të UÇK-së e të Kosovës.

Shtizat e këtyre flamujve për çështje sigurie po i konfiskon Policia e Holandës.

Sot është raportuar nga mediat që ndodhen në Hagë se forcat policore atje janë shtuar me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë pasi janë krijuar turma të njerëzve. /Lajmi.net/

Video: