“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”: Mbesa e Jakup Krasniqit puth gjyshin

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit të vet. Videoja e publikuar në TikTok mban mbishkrimin “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”, raporton Klankosova.tv. Po ashtu, në përshkrimin e videos, Gresa ka shkruar: “Prej tokës e gjer në qiell, do…

Lajme

15/09/2026 23:31

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit të vet.

Videoja e publikuar në TikTok mban mbishkrimin “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, në përshkrimin e videos, Gresa ka shkruar: “Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”.

“Te pres me mall e dashuri!”, shkroi Gresa në këtë postim.

Të mërkurën në orën 10:00 do të nisë seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do të merret verdikti final ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.