Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shtetasit e saj, Rama: Mos të bëhet panikë, është procedurë standarde

Dje, ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar stafin që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç thuhet në njoftim, janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit, ditën kur do të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Lidhur me këtë, sot, në Kosova Live, ka folur ish-komandanti i FSK’së, Rrahman…

Lajme

15/09/2026 18:02

Dje, ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar stafin që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç thuhet në njoftim, janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit, ditën kur do të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lidhur me këtë, sot, në Kosova Live, ka folur ish-komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.

‘’Nuk e marrë tragjike edhe vetë deklaratën e ambasadës amerikane, që e ka dhanë, e ka dhanë për personelin e vet. Pas çdo vendimi të madh që pritet, dhe është një pritje e gjatë e qytetarëve, institucionet e sigurisë, e kanë procedurë standarade që me i marrë masat.  Mos e merrni këtë shqetësuese. Ne po flasim për një proces që është shumë i rëndësishëm për Kosovën, dhe qytetarët e presin një vendin pozitiv. Dhe normal që institucionet e sigurisë, që janë të thirrura për rend, i kanë procedurat e veta që duhet t’i ndërmarrin. I kisha lut secilin, që mos të bëjnë panikë koti, sepse janë procedura standarde, të rregullta.