Gjini takohet me shefin e ri të EULEX-it, flasin për vendimin që pritet ta marrë nesër Haga: Shprehëm bindjen për pafajësinë e tyre
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini bashkë me nënkryetarin Burim Ramadani ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes. Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë si dhe për avancimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. “E pashmangshme në këtë takim ishte edhe çështja e vendimit të…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini bashkë me nënkryetarin Burim Ramadani ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë si dhe për avancimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
“E pashmangshme në këtë takim ishte edhe çështja e vendimit të nesërm për katër ish-krerët e UÇK-së. Shprehëm bindjen tonë të palëkundur për pafajësinë e tyre, duke besuar se edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: