Haradinaj alarmon para vendimit final: Serbët nuk do të rrinë duarkryq

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se Serbia po përgatit trazira. Teksa vendimi final për ish-krerët e UÇK-së po afron, Haradinaj tha se paralajmërimet nga ambasadat ndërkombëtare rreth demonstratave të mundshme, sipas tij, mund të jenë indikatorë për serbët. “Nuk duhet patjetër që elementi të jemi ne. Ata kanë…

Lajme

15/09/2026 13:53

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se Serbia po përgatit trazira.

Teksa vendimi final për ish-krerët e UÇK-së po afron, Haradinaj tha se paralajmërimet nga ambasadat ndërkombëtare rreth demonstratave të mundshme, sipas tij, mund të jenë indikatorë për serbët.

“Nuk duhet patjetër që elementi të jemi ne. Ata kanë me pas reagime. Prandaj po them edhe një herë, ka me pas skenare edhe më të rrezikshme prandaj Evropa është e angazhuar. Skenar që do t’i bëjë Serbia. Që do t’i inskenojë si në vitin 2004-2005 [trazirat e marsit]. Çka mendoni, që serbët do të rrinë duarkryq?”, u shpreh Haradinaj.