Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas Rugovës, viktima ishte shpallur person i zhdukur nga familjarët gjatë ditës së djeshme. “Pas një pune intensive të njësiteve Policore, sot rreth…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, viktima ishte shpallur person i zhdukur nga familjarët gjatë ditës së djeshme.
“Pas një pune intensive të njësiteve Policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime në DRP-Pejë dhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/