Endrit Thaçi bashkë me Abelard Tahirin nisen drejt Hagës

Shumë qytetarë e familjarë të katërshes në Hagë janë nisur tashmë për të pritur nga afër vendimin final për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. E rrugës për në Hagë është edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti. Endriti bashkë me ish-deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri janë rrugës për në Hagë. Tahiri…

Lajme

15/09/2026 12:52

Shumë qytetarë e familjarë të katërshes në Hagë janë nisur tashmë për të pritur nga afër vendimin final për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

E rrugës për në Hagë është edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Endriti bashkë me ish-deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri janë rrugës për në Hagë.

Tahiri tha se nesër është ditë e shumëpritur për ish-presidentin Thaçi dhe shokët e tij, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Me Endritin, drejt Hagës.

Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij.

Liri për çlirimtarët./Lajmi.net/