Kurti udhëton ditët e ardhshme drejt Amerikës për Asamblenë e OKB-së, komuniteti shqiptaro-amerikan i organizon pritje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Amerikës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi publik ku komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar për vizitën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë njoftuar për një takim që do të organizohet në Bronx të Nju…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Amerikës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi publik ku komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar për vizitën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata kanë njoftuar për një takim që do të organizohet në Bronx të Nju Jorkut më 19 shtator në orën 16:30.
Ky qëndrim i Kurtit në SHBA është në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila zhvillon punimet e saj përgjatë shtatorit./Lajmi.net/
