Rama për vdekjen e Flora Brovinës: Një grua që jetën ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtares dhe ish-deputetes të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina. Rama, ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Brovinës, duke e cilësuar atë si një grua që ia kushtoi jetën njerëzve, lirisë dhe vendit të saj. “Sot u nda nga jeta Flora Brovina, një…

Lajme

15/09/2026 12:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtares dhe ish-deputetes të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Rama, ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Brovinës, duke e cilësuar atë si një grua që ia kushtoi jetën njerëzve, lirisë dhe vendit të saj.

“Sot u nda nga jeta Flora Brovina, një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Brovina ishte mjeke, poete dhe aktiviste, si dhe një zë i fuqishëm i Kosovës.

“Flora Brovina mbetet pjesë e historisë sonë dhe e kujtesës sonë kolektive”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Në fund të reagimit, Rama ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet Brovina dhe Begu, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ai.