Nesër vendimi final për Thaçin dhe të tjerët, në Burojë sot mbretëron qetësia e pritja
Më 16 shtator, pas më shumë se dy vjetësh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. 4shja në Hagë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza për të cilat janë deklaruar…
Lajme
Më 16 shtator, pas më shumë se dy vjetësh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
4shja në Hagë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.
E pikërisht rreth dy mijë kilometra larg Hagës në Holandë gjendet fshati Burojë i Skënderajt, vendlindja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash e gati gjashtë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë.
Në Burojë të Skenderajt sot po mbretëron një qetësi e thellë, ku bashkëfshatarët e ish-presidentit Thaçi po presin që ai dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë të lirohen dhe të kthehen sa më shpejtë në Kosovë.
Pas më shumë se dy vjetësh gjykim, nesër Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, e që padyshim qytetarët po presin që të dëgjojnë për lirimin e tyre./Lajmi.net/

