Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me 10 minuta vonesë
Me vetëm 10 minuta vonesë, Gjykata Speciale do ta transmetojë të mërkurën seancën ku jepet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca që do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, kësaj radhe ka transmetim më të shpejt, se zakonisht kur…
Lajme
Me vetëm 10 minuta vonesë, Gjykata Speciale do ta transmetojë të mërkurën seancën ku jepet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca që do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, kësaj radhe ka transmetim më të shpejt, se zakonisht kur ishte me vonesë prej 45 minutash, meqenëse tani ka për t’u kumtuar vetëm verdikti.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të gjithë personat të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit janë njoftuar përmes postës elektronike lidhur me pjesëmarrjen në hapësirat e gjykatës.
KosovaPress ka dërguar ekip në Hagë, dhe nga atje do të sjell zhvilllimet në kohë reale.