Ja çfarë u kërkon Specialja gazetarëve dhe tjerëve që duan ta përcjellin aktgjykimin për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kërkuar nga të gjithë personat e regjistruar për të ndjekur shqiptimin e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, të vijnë më herët në Speciale. Seanca për këtë do të mbahet të mërkurën e 16 shtatorit 2026, në orën 10:00, në selinë e Speciales në Hagë. Të gjithë personave…
Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kërkuar nga të gjithë personat e regjistruar për të ndjekur shqiptimin e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, të vijnë më herët në Speciale.
Seanca për këtë do të mbahet të mërkurën e 16 shtatorit 2026, në orën 10:00, në selinë e Speciales në Hagë.
Të gjithë personave që do ta ndjekin seancën nga galeria për publikun ose qendra për median (salla e shtypit) u është thënë se duhet të paraqiten tek hyrja për publikun që është porta hyrëse në qendër të ndërtesës.
“Ju lutem vini re se për shkak të numrit të madh të vizitorëve dhe përfaqësuesve të medias që do të ndjekin seancën, mund të duhet njëfarë kohe për të hyrë në ndërtesë. Sikurse mund ta dini, në media është raportuar se është bërë thirrje për mobilizimin e një numri të madh njerëzish për të udhëtuar për në Hagë më 15 dhe 16 shtator 2026. Ju informojmë se policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës”, thuhet në një njoftim që u është dërguar të interesuarve për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Të gjithë të interesuarit që do të shkojnë ta përcjellin këtë ngjarje, duhet, sipas Speciales, të kenë me vete dokumentin e vlefshëm të identifikimit, të përdorur gjatë regjistrimit.
Dhomat e Specializuara kanë kërkuar që të regjistruarit t’i njoftojnë me kohë nëse nuk mund të marrin pjesë. Në këtë mënyrë, vendi mund t’i ofrohet një personi tjetër, thuhet në njoftim.