Nesër shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët – Policia holandeze në gjendje gatishmërie
Më 16 shtator 2026, në orën 10:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, do të mbahet seanca për shpalljen e Aktgjykimit në çështjen “Prokurori i Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve”, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Në një njoftim drejtuar personave të akredituar për të ndjekur seancën, DHSK ka dhënë detaje lidhur…
Lajme
Më 16 shtator 2026, në orën 10:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, do të mbahet seanca për shpalljen e Aktgjykimit në çështjen “Prokurori i Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve”, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Në një njoftim drejtuar personave të akredituar për të ndjekur seancën, DHSK ka dhënë detaje lidhur me hyrjen në ndërtesë dhe pjesëmarrjen në seancë.
Për shkak të numrit të madh të vizitorëve dhe përfaqësuesve të mediave që pritet të jenë të pranishëm, DHSK ka paralajmëruar se hyrja në ndërtesë mund të marrë kohë.
Për të ndjekur shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar k. Thaçit dhe të tjerëve, që është caktuar të mbahet më 16 shtator 2026, në orën 10:00 sipas orës së Evropës Qendrore.
Në vijim të email-it të konfirmimit që ju është dërguar më herët, duam të theksojmë disa detaje logjistike lidhur me ardhjen në ndërtesën e DHSK-së dhe pjesëmarrjen tuaj në seancë.
2. Adresa e DHSK-së është: Raamweg 47, 2596 HN, The Hague. Të gjithë personat që do ta ndjekin seancën nga galeria për publikun ose qendra për median/salla e shtypit, duhet të paraqiten tek hyrja për publikun që është porta hyrëse në qendër të ndërtesës (shihni foton bashkëlidhur).
6. Ju lutem vini re se për shkak të numrit të madh të vizitorëve dhe përfaqësuesve të medias që do të ndjekin seancën, mund të duhet njëfarë kohe për të hyrë në ndërtesë. Sikurse mund ta dini, në media është raportuar se është bërë thirrje për mobilizimin e një numri të madh njerëzish për të udhëtuar për në Hagë më 15 dhe 16 shtator 2026. Ju informojmë se policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës.
7. Seanca fillon në orën 10:00, sipas orës së Evropës Qendrore. Për të siguruar hyrjen tuaj në galerinë për publikun, ju lutemi të arrini midis orës 08:30 dhe 09:00.
8. Ju lutemi siguroni që të sillni një dokument identifikimi të vlefshëm që përfshin edhe datën e lindjes – të njëjtin dokument numrin e të cilit na keni dhënë gjatë regjistrimit.
Do t’ju luteshim gjithashtu që në qoftë se planet tuaja ndryshojnë dhe nuk mund të vini për të ndjekur seancën, të na informoni me email sa më shpejt që të jetë e mundshme, në mënyrë që vendi t’i vihet në dispozicion dikujt tjetë.
Seanca e 16 shtatorit pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëakuzuarve të tij./Lajmi.net/