Përfundon aksioni për pastrimin e kanalit në Dardhishtë, Komuna e Obiliqit falënderon KEK-un

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për pastrimin e kanalit në Dardhishtë. Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar përgjatë një jave në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Si rezultat i angazhimit të përbashkët, hapësira është pastruar dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm. Drejtoria për…

Lajme

15/09/2026 09:56

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për pastrimin e kanalit në Dardhishtë.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar përgjatë një jave në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Si rezultat i angazhimit të përbashkët, hapësira është pastruar dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm.

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ka falënderuar KEK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë realizimit të këtij aksioni.