Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, një person arrestohet

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan. Rasti ka ndodhur më 14 shtator 2026, rreth orës 10:00, raporton lajmi.net Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të lëndimeve…

Lajme

15/09/2026 09:31

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rasti ka ndodhur më 14 shtator 2026, rreth orës 10:00, raporton lajmi.net

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të lëndimeve të marra.

Me vendim të prokurorit, një person i dyshuar është arrestuar. Pas intervistimit nga organet e rendit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./Lajmi.net/