I dyshuari që po kërkohej nga autoritetet gjermane kapet në Skenderaj

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar. Sipas Policisë, urdhërarresti ishte lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë…

Lajme

15/09/2026 09:09

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar.

Sipas Policisë, urdhërarresti ishte lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.