Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. Në takim është diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, reformat e nevojshme, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurimit të prosperitetit për qytetarët. Sipas njoftimit të BE-së,…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.
Në takim është diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, reformat e nevojshme, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurimit të prosperitetit për qytetarët.
Sipas njoftimit të BE-së, palët kanë shkëmbyer pikëpamje mbi nevojën që integrimi evropian i Kosovës dhe reformat përkatëse të kenë prioritet.
“BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim.
Takimi vjen në kuadër të angazhimit të Bashkimit Evropian për të bashkëpunuar me aktorët politikë në Kosovë në çështjet që lidhen me integrimin evropian dhe zhvillimin e vendit. /Lajmi.net/