Liria ka Emër në Hagë, me diasporën organizohet “Nata e Pritjes”

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se nga data 15 shtator, kjo platformë do të zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”. Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe siç thuhet në njoftim, shpreh shpresën për një ditë feste…

Lajme

14/09/2026 18:20

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se nga data 15 shtator, kjo platformë do të zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe siç thuhet në njoftim, shpreh shpresën për një ditë feste për Kosovën.

“Liria ka Emër” ka falënderuar të gjitha mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rrugëtimin gjashtëvjeçar të platformës “Liria ka emër”.