10 vjet burg ndaj një të pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, e ka shpallur fajtor I.A. për veprën penale “Sulmi seksual” dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim. Sipas njoftimit të gjykatës, pas administrimit të provave dhe vlerësimit të rrethanave të rastit, I.A. është dënuar edhe me ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës si “nëpunës…

Lajme

14/09/2026 14:43

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, e ka shpallur fajtor I.A. për veprën penale “Sulmi seksual” dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas administrimit të provave dhe vlerësimit të rrethanave të rastit, I.A. është dënuar edhe me ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës si “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat në Kosovë, për një periudhë prej pesë vjetësh.

“Gjithashtu, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konkretisht të profesionit “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës, në kohëzgjatje prej pesë (5) vjetësh, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burgim nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi”.

“Të pandehurit I.A., me aktvendim të veçantë, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar. Të pandehurit I.A., koha e kaluar në paraburgim nga data 01.04.2026 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, thuhet në njoftim.