Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?
16 shtatori do të jetë dita vendimtare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. E tanimë po diskutohet edhe për procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, apo nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe gjyqin e dytë që po vazhdon në Hagë. Gazetarja Mujku tregoi se nëse verdikti i…
Lajme
16 shtatori do të jetë dita vendimtare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
E tanimë po diskutohet edhe për procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, apo nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe gjyqin e dytë që po vazhdon në Hagë.
Gazetarja Mujku tregoi se nëse verdikti i 16 shtatorit është lirues, atëherë Thaçi duhet të bëjë kërkesë për lirim me kusht, për rastin e dytë, ku akuzohet për tentim pengim të drejtësisë.
“Duke qenë se ka një proces tjetër gjyqësor, i cili është duke vazhduar në Dhomat e Specializuara, nëse ka një verdikt lirues më 16 shtator, ai duhet të paraqes sërish një kërkesë për lirim me kusht, te gjyqtari i vetëm Christopher Gosnell dhe më pas ta marrë përgjigjen.”
Ajo tregoi se ish-presidenti ka dashur që vendimin e së mërkurës ta pres në liri, pasi kishte dashur të jetë i lirë me kusht në rastin e dytë.
“Madje Thaçi ka dashur të jetë i lirë me kusht në rastin e dytë për verdiktin e 16 shtatorit, në mënyrë që nëse lirohet, të jetë plotësisht i lirë edhe nga rasti i dytë dhe të mos ketë nevojë t’i nënshtrohet sërish procedurave, duke qenë se ka kërkuar lirimin me kusht nën garancinë financiare prej 50 mijë eurosh, në korrik të këtij viti, e po ashtu ka vet ofruar edhe 13 kushte të tjera, duke plotësuar 14 kushte qe i ka vënë gjyqtari i vetëm ndaj të bashkakuzuarve të tij, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu. Mirëpo, Gosnell në fillim nuk e ka pranuar kërkesën e parë fare të parë të Thaçit dhe e ka lënë këtë çështje të hapur për diskutim, pasi të merret një vendim më 16 shtator, në vendimin e radhës për rishikimin e paraburgimit.”
