“Kufizoni lëvizjet”-“Bëni kujdes” Ambasada amerikane me thirrje për të mërkurën, ngre alarmin pas paralajmërimeve për protestë

Ambasada amerikane ka reaguar duke njoftuar se disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator kur edhe pritet të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ambasada amerikane ka njoftuar se këto protesta po planifikohen për në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera. “Disa organizata po planifikojnë demonstrata…

Lajme

14/09/2026 10:49

Ambasada amerikane ka reaguar duke njoftuar se disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator kur edhe pritet të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ambasada amerikane ka njoftuar se këto protesta po planifikohen për në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik.Ambasada ka këshilluar qytetarët që të kufizohen lëvizjet në zonat përreth vendbanimeve të shmangen udhëtimet drejt punesë dhe shkollave.“Këshillohet të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë. Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës”,thuhet tutje, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ambasada ka paraparë edhe veprimet që duhet ndërmarrë:

Shmangni zonat ku zhvillohen demonstratat.

Tregohuni të kujdesshëm nëse gjendeni papritur në afërsi të grumbullimeve të mëdha ose protestave.

Kini kujdes për mjedisin që ju rrethon./Lajmi.net/

https://xk.usembassy.gov/demonstration-alert-u-s-embassy-pristina-kosovo-september-16-2026/?fbclid=IwY2xjawUUk2VwZG9mAWV4dG4DYWVtAjExAGJyaWQRMXA1dWs2a0tBRFN5aDVldTNzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeGmdhJCmkRUgODa4eon8XAspwsuuybLlbdcG6SpRu97pDuSspxuEuvQ4DNaI_aem_y1rF26LRve1Bb_tMU5U7Rg