Kurti: Bllokada e barikadim, por qytetarët folën qartë në dhjetor e qershor- marrëveshjen me LDK-në e kemi, sfidë janë vetëm disa deputetë aty
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në mbledhjen e parë të qeverisë “Kurti IV”. Kurti deklaroi se sot është dita e parë e punës në qeverisjen e re të dalë nga procesi zgjedhur i 7 qershorit, e që thotë se realisht është vazhdim i punës i mandati të ndërprerë pa nevojë dhe në…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në mbledhjen e parë të qeverisë “Kurti IV”.
Kurti deklaroi se sot është dita e parë e punës në qeverisjen e re të dalë nga procesi zgjedhur i 7 qershorit, e që thotë se realisht është vazhdim i punës i mandati të ndërprerë pa nevojë dhe në dëm të vendit.
“Mirënjohës qytetarëve për besimin e dhënë e deputetëve për votimin. Urime të gjithëve.Përpara kemi shumë punë e projekte, sfida e probleme e natyrisht që vetëm bashkërisht do t’ia dalim mbarë. Qeveria është punë për qytetarin, e shërbim për shtetin. Qeverisja jonë është për publikun e jo privilegj për pakicën, investimet tona do të lartësojnë Republikën me qytetarë të sigurtë e do të bëjnë shoqërinë me familje të begatë.Pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 e pas një mandati të plotë qeverisës 4 vjeçar kemi pasur dy palë zgjedhje të paarsyeshme e të kushtueshme që nuk sollën rezultat tjetër. Bllokada e barikadim për zgjedhjet e dhjetorit 2025, e qytetarët folën qartë e barrikadim sërish për të shkuar në zgjedhje më 7 qershor 2026 edhe një herë qytetarët folën qartë.Më 2025 shkuam në zgjedhje për kuvend dhe qeveri e sivjet më 2026 për shkak të barrikadimit të presidentit”,deklaroi Kurti.
“Sot kur po flasim jemi me kuvend të konstituuar e qeveri të zgjedhur e përpara kemi çështjen e presidentit e një marrëveshje në mes VV dhe LDK-së për kandidatin për president.Para nesh është sfida me qëndrime te shprehur nga disa deputetë të LDK-së që s’duan të zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim nga marrëveshja e autorizuar nga partitë tona.Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit që do të ishte e pafalshme që të shkojmë në zgjedhje për të ardhur sërish në të njëjtën pikë.E si kryeministër u bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi e deputetëve le të zgjidhi çështjen e presidentit e t’i japim vendit institucione e të ecim përpara së bashku ashtu siç i takon Republikës dhe presin qytetarët”,shtoi ai, shkruan lajmi.net.
Kurti tha se edhe një proces i panevojshëm zgjedhor jo që vetëm do sillte diçka të re sa i përket mozaikut politik, por do ishte papërgjegjësi ndaj interesit publik dhe pamaturi.
“Se bashkëpunimi sjell rezultat është dëshmi konstituim i i kuvendit.Ne dje pranuam kandidaturat dhe sot jemi me qeveri të re e konstituim të kuvendit. Një diskutim i hapur dhe i sinqertë jam i bindur se do t’i sjellë vendit një president të ri”./Lajmi.net/