Fotografia e katërshes së UÇK-së del në Times Square në New-York
Ish-luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj, ka bërë të ditur se më në fund është arritur që të vendoset billboardi i katërshes së UÇK-së, në Times Square në Neë-York. Gjocaj bëri të ditur se kjo është arritur pas shumë vështirësve. “Jemi këtu në Time Square. Kemi bërë përpjekjet tona të jashtëzakonshme javën e kaluar që ta…
Lajme
Ish-luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj, ka bërë të ditur se më në fund është arritur që të vendoset billboardi i katërshes së UÇK-së, në Times Square në Neë-York.
Gjocaj bëri të ditur se kjo është arritur pas shumë vështirësve.
“Jemi këtu në Time Square. Kemi bërë përpjekjet tona të jashtëzakonshme javën e kaluar që ta nxjerrim në njërin nga billboardet, fotografinë e katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë. Kemi pasur pengesa të mëdha dhe nuk na është pranuar nga dhjetëra operatorë, për shkak se fotografia dhe mesazhi kanë qenë politik. Më në fund kemi arritur që në këtë billboard, pas meje i cili ndodhet mbi shitoren Grand Slam dhe kemi arritur ta nxjerrim në këtë ekranin pas meje këtu sipër, pavarësisht se kemi pasur vështirësi në krejt pikat. Jemi detyruar ta ndryshojmë fotografinë dhe mesazhin. Na është rritur çmimi për 20 herë”, deklaroi ai përmes një video të postuar në Facebook.
Kjo iniciativë u realizua vetëm dy ditë para shpalljes së aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.