Aksident në Shirokë të Suharekës, vdes një 49 vjeçar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në rrugën e transitit në Shirokë të Suharekës. Ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:20, dhe për pasojë ka humbur jetën një burrë 49 vjeçar nga Hoça e vogël e Rahovecit, ndërsa lëndime ka pësuar një grua dhe dy fëmijë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin…
Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në rrugën e transitit në Shirokë të Suharekës.
Ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:20, dhe për pasojë ka humbur jetën një burrë 49 vjeçar nga Hoça e vogël e Rahovecit, ndërsa lëndime ka pësuar një grua dhe dy fëmijë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më datën 13.09.2026, rreth orës 16:20, është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës. Sipas të dhënave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime të lehta. Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar se ngasësi (P.K. 49 vjecar) nga Hoça e vogël e Rahovecit, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë. Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka menaxhuar situatën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente”, ka thënë ai. /Lajmi.net/