Zemaj kritikon Kurtin: I njëjti program, të njëjtat premtime, por këtë herë mashtrimi është deshifruar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës. Zemaj ka thënë se programi i prezantuar nga Kurti është i njëjtë me atë të mëparshmin, ndërsa sipas tij, të njëjta janë edhe premtimet dhe arsyetimet. “Programi i njëjtë. Premtimet…

Lajme

13/09/2026 15:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj ka thënë se programi i prezantuar nga Kurti është i njëjtë me atë të mëparshmin, ndërsa sipas tij, të njëjta janë edhe premtimet dhe arsyetimet.

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar”, ka shkruar Zemaj.

Deputetët e LDK-së nuk po marrin pjesë në seancën e Kuvendit ku po votohet për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.