Pas votimit të Qeverisë Kurti 4, anëtarët e kabinetit japin betimin para Kuvendit

Anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti 4 dhanë betimin. Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti, lexoi tekstin e betimit: “Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të qeverisë. Do ta respektoj Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.…

Lajme

13/09/2026 15:53

Anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti 4 dhanë betimin.

Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti, lexoi tekstin e betimit:

“Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të qeverisë. Do ta respektoj Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Betohem!”.

Qeveria e re Kurti 4 u votua me 62 vota pro dhe 8 deputetë votuan kundër.

Pas betimit, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, i përfundoi punimet e seancës së jashtëzakonshme.