Simiq kundër Qeverisë Kurti: Serbët nuk u përmendën në ekspoze, kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka kritikuar ekspozenë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se në të nuk janë përmendur serbët dhe komunitetet joshumicë. Para votimit të Qeverisë së re, Simiq e kundërshtoi formimin e saj, duke thënë se ekspozea e paraqitur nga Kurti është vazhdimësi e qeverisë së kaluar. “Ekspozenë që…
Lajme
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka kritikuar ekspozenë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se në të nuk janë përmendur serbët dhe komunitetet joshumicë.
Para votimit të Qeverisë së re, Simiq e kundërshtoi formimin e saj, duke thënë se ekspozea e paraqitur nga Kurti është vazhdimësi e qeverisë së kaluar.
“Ekspozenë që e dëgjuam, serbët nuk janë të përmendur, as komunitete joshumicë të tjera. Kjo ekspoze është vazhdimësi e qeverisë së kaluar”, tha Simiq.
Ai pretendoi se, sipas tij, kjo qeveri ka shkelur të drejtat që lidhen me komunitetin serb.
“Kjo qeveri ka shkelur të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me popullin tonë”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk frikësohen.
Simiq përmendi edhe situatën në veri të vendit, duke thënë se në Zubin Potok janë rrënuar objekte pa vendime gjyqësore dhe se ka pasur arrestime, për të cilat ai pretendoi se janë bërë pa fakte.
“Arrestime që nuk janë në rregull”, tha ai.
Në fund, Simiq deklaroi se Qeveria e re e udhëhequr nga Kurti nuk do të zgjasë shumë.
“Kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë”, tha ai. /Lajmi.net/