Kurti premton valutë digjitale dhe heqjen e taksës 10% për veturat nga BE-ja
Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij para deputetëve, ka deklaruar se Kosova do të nisë zhvillimin e valutës digjitale. Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind. “Për veturat e importuara nga BE…
Lajme
Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij para deputetëve, ka deklaruar se Kosova do të nisë zhvillimin e valutës digjitale.
Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind.
“Për veturat e importuara nga BE do hiqet taksa doganore prej 10%, ndërsa ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët nga abuzimi me marzhet”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se në planin e tij qeverisës përfshihet edhe zhvillimi i valutës digjitale të Kosovës.
“Do ta nisim zhvillimin e valutës digjitale të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur edhe vazhdimin e projektit të qendrës TIK në qendër të Prishtinës, si dhe mbështetjen për të rinjtë përmes Fondit të Inovacionit.
“Fondi i Inovacionit do t’i mbështesë të rinjtë”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/