Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagën e 14-të për sektorin publik
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se paga mesatare në vend pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj. Kurti ka thënë se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa sipas tij, rritja ekonomike do të…
Lajme
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se paga mesatare në vend pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj.
Kurti ka thënë se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa sipas tij, rritja ekonomike do të shoqërohet edhe me rritje të pagave në sektorin publik.
“Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj. Raporti ndërmjet pagës më të ulët dhe asaj më të lartë është përmirësuar, nga 20 me 1 sa e patëm gjetur, në 4 me 1”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka premtuar gjithashtu edhe pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë paraqitjes së programit të tij para Kuvendit, ku kërkon votën e deputetëve për formimin e Qeverisë së re. /Lajmi.net/