Kurti gjatë prezantimit të Qeverisë: Nuk do të kem ekspoze të re, zgjedhjet na e ndërprenë qeverisjen

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka nisur prezantimin e ekspozesë së tij dhe të kabinetit qeveritar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Me nisjen e seancës, Kurti u ftua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të paraqesë programin e tij para deputetëve. Kurti tha se nuk do të ketë një…

Lajme

13/09/2026 15:08

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka nisur prezantimin e ekspozesë së tij dhe të kabinetit qeveritar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Me nisjen e seancës, Kurti u ftua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të paraqesë programin e tij para deputetëve.

Kurti tha se nuk do të ketë një ekspoze të re, pasi sipas tij, zgjedhjet e reja vetëm sa e kanë ndërprerë qeverisjen që ishte në fuqi.

“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re realisht, ngaqë këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndërprerë qeverisjen e njëjtë”, tha Kurti.

Ai në fjalimin e tij ka folur për “sukseset” e Qeverisë së kaluar dhe ka përsëritur premtime të ngjashme me ato të bëra në fillim të vitit. /Lajmi.net/