Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, mungojnë PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe. Ndërkohë, në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe se çështjen…

Lajme

13/09/2026 14:52

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.

Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe.

Ndërkohë, në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Njëherësh, nuk janë as LDK dhe Aleanca.