Përparim Rama ironizon VV-në pas fjalimit të Simiqit: Patriotizmi sot paska pushim
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pas qëndrimit të saj gjatë seancës së Kuvendit, ku deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, propozoi Igor Simiqin për nënkryetar të Kuvendit. Rama, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar faktin se VV-ja këtë herë nuk e ndërpreu seancën pas deklaratave të Simiqit,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pas qëndrimit të saj gjatë seancës së Kuvendit, ku deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, propozoi Igor Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar faktin se VV-ja këtë herë nuk e ndërpreu seancën pas deklaratave të Simiqit, i cili gjatë propozimit iu referua kandidaturës si një propozim “në emër të popullit serb”, ndërsa Kuvendin e Kosovës e quajti “Parlamenti i Prishtinës”.
“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim”, ka shkruar Rama.
Ndërkohë, gjatë seancës, Slavko Simiq propozoi Igor Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, por kandidatura e tij nuk mori votat e nevojshme.
Gjatë dy tentimeve të mëparshme, deklaratat e ngjashme të deputetëve të Listës Serbe kishin nxitur reagimin e Vetëvendosjes dhe ndërprerjen e seancës. Kësaj radhe, megjithatë, seanca vazhdoi dhe kandidatura u hodh në votim. /Lajmi.net/