Lista Serbe hyn në sallë për votimin e Qeverisë Kurti 4, mungojnë PDK-ja e LDK-ja

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në sallën plenare janë parë edhe deputetët e Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe janë parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë Kurti…

Lajme

13/09/2026 14:33

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në sallën plenare janë parë edhe deputetët e Listës Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë Kurti 4.

Ndërkohë, në sallë nuk janë parë ende deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK-ja ka bërë të ditur më herët se nuk do të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re.

Edhe LDK-ja ka deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti. /Lajmi.net/