Kuvendi thërret seancë në ora 14:00, sot pritet votimi i Qeverisë së re

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme plenare për sot, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, duke filluar nga ora 14:00. Në rendin e ditës është vetëm një pikë: “Zgjedhja…

Lajme

13/09/2026 13:44

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme plenare për sot, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, duke filluar nga ora 14:00.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë:

“Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Seanca vjen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë. /Lajmi.net/