Haxhiu cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/