​Vetëm pak minuta pas mandatimit, Kurti shkon në takim me Haxhiun

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë. Ai u tha gazetarëve se po ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës eë Presidentit, Albulena Haxhiu. “Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha ai. LVV-ja…

Lajme

13/09/2026 13:09

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë.

Ai u tha gazetarëve se po ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës eë Presidentit, Albulena Haxhiu.

“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha ai.

LVV-ja paraprakisht ia ka dorëzuar Haxhiut propozimin për mandatimin e Kurtit për formimin e qeverisë së re, menjëherë pasi Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin, megjithëse nuk u zgjodh nënkryetari nga PDK-ja.