Behrami pas votës së VV-së për Listën Serbe: Juve sovranitet simbolik, serbëve sovranitet real

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi pro kandidates së Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit. Behrami ka ngritur disa pyetje ndaj deputetëve të VV-së lidhur me votën e tyre për kandidaten e Listës Serbe. “Koalicioni VV–Lista Serbe! Qysh tash? Lista Serbe nuk qenka më parti…

Lajme

13/09/2026 11:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi pro kandidates së Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit.

Behrami ka ngritur disa pyetje ndaj deputetëve të VV-së lidhur me votën e tyre për kandidaten e Listës Serbe.

“Koalicioni VV–Lista Serbe! Qysh tash? Lista Serbe nuk qenka më parti terroriste, a? Sot i amnistuan? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut?”, ka shkruar Behrami.

Ai ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se VV-ja po u jep serbëve më shumë të drejta sesa shqiptarëve.

“Të dashur votues të VV-së, a po e shihni që Albin Kurti juve ju jep vetëm sovranitet simbolik, ndërsa serbëve sovranitet real? Juve këngëtarë tallava në veri, serbëve autonomi territoriale! Mos i besoni më!”, ka shkruar Behrami. /Lajmi.net/