Deliu-Kodra për procesin në Kuvend: Vujoviq po, Çitaku jo, kjo ishte vetëm spektakël politik

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja. “Për Lëvizjen Vetëvendosje,…

Lajme

13/09/2026 11:27

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka akuzuar gjithashtu Vetëvendosjen se, sipas saj, në koordinim me Listën Serbe, ka zhvilluar një proces votimi të cilin e ka cilësuar si “spektakël politik”.

“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik”, ka deklaruar ajo.

Deliu ka paralajmëruar se zhvillimet e radhës do të jenë pas 16 shtatorit, si dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.