Miftaraj: Kuvendi nuk u konstituua, Kurti përmes Haxhiut bëri shkelje të re kushtetuese
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Miftaraj ka thënë se me këtë veprim, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes Haxhiut, ka bërë një shkelje të re kushtetuese dhe ka thelluar krizën institucionale. “Kuvendi nuk u…
Lajme
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Miftaraj ka thënë se me këtë veprim, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes Haxhiut, ka bërë një shkelje të re kushtetuese dhe ka thelluar krizën institucionale.
“Kuvendi nuk u konstituu.
Albin Kurti përmes Albulena Haxhiut vetëm e thelloi krizën institucionale përmes një shkelje të re kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/