Kryeziu-Hyseni kërkon pjesëmarrjen e PDK-së e LDK-së: LVV vendosi t’i votojë Çitakun dhe Shalën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kërkuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme të Kuvendit për të konstituar legjislaturën e njëmbëdhjetë. Para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës, Kryeziu-Hyseni ka treguar arsyet pse kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës…

Lajme

13/09/2026 10:03

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kërkuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme të Kuvendit për të konstituar legjislaturën e njëmbëdhjetë.

Para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës, Kryeziu-Hyseni ka treguar arsyet pse kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës për nënkryetar.

Uroj që të ndërrojnë qëndrim partitë opozitare dhe të procedojmë tutje me procesin e konstituimit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, njëjtë sikur ka vepruar në këto dy vitet e fundit, ka lëvizur për t’i kontribuar zhbllokimit të situatës e cila ka ndodhur si rezultat i bllokadës së vazhdueshme të këtyre partive opozitare. Shpresoj që sot deputetët të paraqiten në seancë. Fundja sipas aktgjykimit është obligative që ata të marrin pjesë në votim dhe të konstituojmë kuvendin dhe të vazhdojmë tutje me proceset e radhës…Në grupin tonë parlamentar ka pasur diskutime sa i përket emrave që janë propozuar prej dy partive politike. Kështu që kryesia e LVV-së ka vendosur që këta dy emra të mbështeten që mos të vazhdohet tutje bllokada”, tha ajo.