Ganimete Musliu pas “Marshit për Liri”: Askush s’ka të drejtë të marrë vendime të padrejta në emër të këtij populli

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke publikuar një video nga pjesëmarrja masive e qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka përcjellë një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kundërshtuar çdo vendim që do të ishte i…

Lajme

12/09/2026 16:51

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke publikuar një video nga pjesëmarrja masive e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka përcjellë një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke kundërshtuar çdo vendim që do të ishte i padrejtë, transmeton lajmi.net.

“Askush s’ka të drejtë të marrë vendime të padrejta në emër të këtij populli! LIRI PËR ÇLIRIMTARET!”, ka shkruar Musliu.

Ajo e ka shoqëruar reagimin me pamje nga “Marshi për Liri”, ku mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë për të shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./lajmi.net/