Një ditë para “Marshit për Liri” – Haziri publikon dëshminë e Rugovës në Hagë për UÇK-në
Një ditë para ‘Marshit për Liri”, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ndarë një pjesë së dëshmisë së ish-presidenti Ibrahim Rugova dhënë në Hagë, në procesin kundër Millosheviqit. Në pjesën e ndarë nga Haziri, Rugova flet për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila thotë ish-presidenti, është krijuar nga populli, nga patriotët,…
Lajme
Një ditë para ‘Marshit për Liri”, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ndarë një pjesë së dëshmisë së ish-presidenti Ibrahim Rugova dhënë në Hagë, në procesin kundër Millosheviqit.
Në pjesën e ndarë nga Haziri, Rugova flet për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila thotë ish-presidenti, është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën,
“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën, dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.”/Lajmi.net/