Shqipe Selimi: Toka nuk do t’i mbaj ata njerëz që dyshojnë në luftën çlirimtare të UÇK-së
Në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit, është përmbyllur aktiviteti “Zjarri i Lirisë”, i cili gjatë ditëve të fundit ka bashkuar shtatë zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ka qenë edhe gruaja e Rexhep…
Lajme
Në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit, është përmbyllur aktiviteti “Zjarri i Lirisë”, i cili gjatë ditëve të fundit ka bashkuar shtatë zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ka qenë edhe gruaja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Selimi, transmeton lajmi.net.
Deputetja Selimi ka mbajtur një fjalim para pjesëmarrësve.
“Kjo është një vazhdimësi e saj që tregon se lufta jonë ka qenë çlirimtare, nuk ka qenë pushtuese, nuk ka qenë okupatore ndaj një vendi tjetër, por ka qenë për çlirimin e vendit tonë dhe nuk mund të quhet asessi ndryshe nga asnjë gjyaktë, nga asnjë popull tjetër, përveç se këta dëshmorë që i kemi këtu, këta bashkëluftëtarë që e kanë dhënë jetën për këtë liri. Toka nuk do t’i mbaj ata njerëz që dyshojnë në luftën çlirimtare të UÇK-së”, tha ndër të tjera në fjalimin e saj Shqipe Selimi./lajmi.net/