“Shqiponjat nisen maleve të larta”, Gold AG i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit

Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG është në mesin e artistëve të shumtë që iu janë bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit. Marshi i paralajmëruar do të zhvillohet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë pritje të shpalljes së aktygjykimit më 16 shtator. Përmes një postimi në…

ShowBiz

10/09/2026 15:14

Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG është në mesin e artistëve të shumtë që iu janë bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit.

Marshi i paralajmëruar do të zhvillohet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë pritje të shpalljes së aktygjykimit më 16 shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG i është bashkuar thirrjes, duke përfshirë edhe një mori kolegësh të tij.

Ai ka publikuar një fotografi të katërshes së UÇK-së që konfirmon datën dhe vendin e marshit dhe gjithashtu i bashkangjiti një përshkrim.

“Shqiponjat nisen maleve t’larta. Qëndisin ballin me shkronja t’arta. UÇK”, ka shkruar Gold AG në postimin e tij.

Thirrja e reperit vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.