Kuvendi në njoftimin për seancën përmend përplasjen me Listën Serbe – por lë jashtë refuzimin e VV-së për Çitakun e Shalën

Kuvendi i Kosovës ka publikuar njoftimin për zhvillimet e seancës së sotme, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, por konstituimi i institucionit mbeti i papërfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve. Gjatë seancës, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi votimin për nënkryetarët Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, duke e lidhur këtë çështje me qëndrimin e tyre…

Lajme

09/09/2026 22:05

Kuvendi i Kosovës ka publikuar njoftimin për zhvillimet e seancës së sotme, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, por konstituimi i institucionit mbeti i papërfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve.

Gjatë seancës, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi votimin për nënkryetarët Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, duke e lidhur këtë çështje me qëndrimin e tyre ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, raporton lajmi.net

Në anën tjetër, debat shkaktoi edhe propozimi i deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili tha se kandidatin për nënkryetar po e propozonte në emër të “popullit serb”. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, kërkoi që deklarimi të bëhej në përputhje me Kushtetutën.

Pavarësisht se gjatë seancës u diskutua edhe refuzimi i VV-së për të votuar Çitakun dhe Shalën, në njoftimin zyrtar të Kuvendit është përfshirë vetëm episodi lidhur me deklarimin e Simiqit dhe Listën Serbe.

Kjo ka bërë që pasqyrimi zyrtar i seancës të mos përfshijë një nga çështjet kryesore që çoi në ngecjen e konstituimit të Kuvendit./Lajmi.net/