“12 shtator, Marshi për Liri”, Lyrical Son bën thirrje për pjesëmarrje

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka bërë thirrje përmes një videoje të publikuar në InstaStory që shqiptarët, kudo që ndodhen, t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”. Në videon e tij, Lyrical Son fton qytetarët që më 12 shtator, nga ora 14:00, të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë,…

ShowBiz

02/09/2026 19:24

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka bërë thirrje përmes një videoje të publikuar në InstaStory që shqiptarët, kudo që ndodhen, t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Në videon e tij, Lyrical Son fton qytetarët që më 12 shtator, nga ora 14:00, të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim dhe po gjykohen në Hagë.

“Përshëndetje të gjithëve. Kisha dashtë me shfrytëzu rastin të ju ftoj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo që janë, të jeni pjesë apo t’i bashkangjiteni Marshit për Liri, i cili organizohet nga platforma ‘Liria ka Emër’, me 12 shtator në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për eprorët tanë që mbahen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës”, ka thënë ai.

Në fund, reperi e ka përsëritur ftesën, duke theksuar datën, orën dhe vendin e organizimit: “Pra edhe njëherë, 12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim.”