Kurti përfundon takimin me Abdixhikun, largohet nga Kuvendi përmes hyrjes së pasme

Albin Kurti ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa është larguar nga Kuvendi i Kosovës përmes një daljeje të pasme. Takimi mes tyre u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, raporton lajmi.net Ky zhvillim vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të…

Lajme

02/09/2026 18:40

Albin Kurti ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa është larguar nga Kuvendi i Kosovës përmes një daljeje të pasme.

Takimi mes tyre u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, raporton lajmi.net

Ky zhvillim vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së u shprehën kundër marrëveshjes së arritur mes Abdixhikut dhe Kurtit për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Janina Ymerin, Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Kujtim Shalën, të cilët nuk e mbështetën marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje./Lajmi.net/